Dafina tregon ndryshimin e të premtes që e bëri me anë të grimit.
Dafina Zeqiri është një prej emrave, që asnjëherë nuk frikohet të provojë eksperimente në dukjen e saj.
Së fundi, ajo me anë të postimeve në rrjete sociale, ka treguar ndryshimin që bëri në dukje, e që supozohet të jetë për videoklipin e ri.
Pas atyre postimeve të ditës së djeshme, Dafina sot publikoi tjetër video dhe tregoi ndryshimin para dhe pas grimit, ndryshim të cilin e quajti “transformimi i të premtes”.
Artistja dukej për mrekulli pas këtij ndryshimi, ndërsa të shumta ishin edhe komentet pozitive të fansave të saj.
Për ndryshe, “A je pendu”, titullohet projekti i fundit muzikor nga Dafina Zeiqiri, këngë të cilën e solli në bashkëpunim me Cricket dhe që u prit mirë në publik.