COVID-19/ Dyfishohen grupet e inspektimit në zonat bregdetare, Manastirliu nga Durrësi: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit

0
Gjigandi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se janë dyfishuar grupet e inspektimit në zonat bregdetare për zbatimin e masave dhe protokolleve antiCOVID, për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

Gjatë inspektimit në Durrës, bashkë me drejtorin e përgjithshëm të policisë, ministrja Manastirliu u shpreh se situata në të cilën ndodhemi është serioze, ndaj nuk mundet të tolerohet asnjë neglizhencë e bizneseve për masat dhe protokollet e vendosura

“Përgjatë fundjavës ka pasur disa shkelje të protokolleve sidomos përgjatë bregdetit duke qenë se sezoni turistik është hapur. Ne po dyfishojmë ekipet e terrenit. Po punojmë 24 orë në 24. Nuk duhet të ketë asnjë tolerancë për shkelësit e masave dhe protokolleve. Mund të bëhen burim i përhapjes së infeksionit. Por kjo duhet të jetë një përpjekje në vazhdim e të gjithëve “, tha Manastirliu.

Duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve, Manastirliu tha se strategjia e qartë që po implementohet kërkon angazhim konkret nga të gjithë strukturat.

“Ne po implementojmë një strategji të qartë, që përfshin rritjen e kapaciteteve për përballimin e situatës, që nga testimet, kapacitetet spitalore, kontrollet për zbatimin e masave dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve. Por kjo strategji e qartë nuk mund të ketë sukses nëse nuk zbatohen disa rregulla të thjeshta nga çdo qytetar: Distancim fizik, mbajtje e maskës dhe ruajtja e higjienës”, tha Manastirliu.

RonaTyra

Ministrja e Shëndetësisë gjatë inspektimit shoqërohej nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i cili u shpreh se do të ketë gjobë deri në ndjekje penale për bizneset që shkelin masat për kufizimin e përhapjes së COVID-19.

“Policia e Shtetit si pjesë e Task-Forcës anti-covid ka marrë të gjitha masat për zbatimin e protokolleve të miratuara. Rasti më i freskët ka qenë para dy ditësh, ku nga Drejtoria e Policisë Vendore jo vetëm janë ndëshkuar me masë, por edhe janë proceduar penalisht administratorë, të cilët nuk kanë respektuar këto rregulla dhe gjej rastin t’ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët mbi bazën e një licence kanë përfituar të drejtën për të ushtruar aktivitet një një restorant apo bar të hapur, duhet të marrin të gjitha masat për të respektuar këto protokolle”, tha Veliu.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës antiCOVID: Drejtorinë Tatimore, Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, kanë vendosur mbi 360 masa administrative dhe kanë realizuar rreth 100,000 inspektime dhe monitorime për zbatimin e protokolleve të sigurisë në situatën e epidemisë.

Vetëm në 24 orët e fundit janë kryer mbi 600 inspektime për monitorimin e masave ndaj COVID-19, janë vendosur 6 masa administrative me gjobë, prej tyre 2 vendime me gjobë në restorante/muzikë live, për ushtrim të aktivitetit në ambiente të mbyllura dhe 4 vendime në furrë buke, bar kafe, restorant.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu