Nëse zyrtarizohet, do të jetë me siguri divorci më i bujshëm në historinë e showbiz-it botëror! Jo vetëm për protagonizmin si një prej çifteve me më shumë influencë në botë, por më së shumti për miliardat që do të “luhen”! Ai reperi i parë bilioner në botë, ajo një nga gratë më të pasura të botës! Po flasim për Kim Kardashian dhe Kanye West dhe besojmë se deri këtu gjithçka është e përligjur.
Sipas, tabloidit britanik “DailyMail”, duket se karantina dhe muajt e izolimit për shkak të pandemisë globale të Covid-19 kanë nxjerr në pah problematikat e shumta mes çiftit. Mbyllja në shtëpi, fëmijët, projektet pezull, plot motive që kanë çuar në një “ftohje” të çiftit, situatë kjo që ka shtuar edhe më shumë zërat për një divorc të mundshëm mes tyre.
Ylli i reality show-t “Keeping Up with Kardashians” ka marrë vendimin që të largohet nga shtëpia, por sipas të njëjtit burim, Kim nuk e do një divorc të dytë në jetën e saj, pas atij të parit me Kris Humphries.
“Gjëja e fundit që ajo dëshiron është një divorc, sidomos reagimi i publikut pas divorcit të dytë do të ishte i padurueshëm. Ajo që unë mendoj se do të ndodhë është se ata do të kalojnë kohë larg njëri-tjetrit, në shtëpi të ndryshme, por jo divorc”, është shprehur një burim shumë pranë çiftit.
Kujtojmë, që vetëm pak ditë më parë Kim dhe Kanye festuan gjashtë vjetorin e martesës, me plot surpriza dhe një festë speciale për të dy!