Këngëtarja e njohur, Ciara, është bërë nënë e fëmijës së tretë me radhë.
Kjo është bërë e ditur përmes disa postimeve që ajo i ka bërë në rrjete sociale, e që ka bërë të ditur edhe gjininë e foshnjës, shkruan Daily Mail.
Ciara së bashku me bashkëshortin e saj, Russell Wilson, kanë pritur fëmijën e tyre gjatë ditës së enjte, ndërsa bën të ditur se djali i tyre është shëndoshë e mirë.
“Urime ditëlindjen Win. Mami dhe babi të duan. Win Harrison Wilson”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.
Ndërkaq, nënë e tre fëmijëve ka publikuar edhe një fotografi me të porsalindurin, ndërsa shihet me maskë mbrojtëse në spital.
Ani pse shtatzënë në kohë të pandemisë koronavirus, Ciara kishte bërë të ditur se ka qenë mjaft e kujdesur për shëndetin e saj.