Chloe Ferry publikoi foto lakuriq në banjo.
Chloe Ferry ndau me ndjekësit një fotografi të zhveshur në vaskë, ndërsa me fluska mbulonte modestinë e saj.
Ylli 24-vjeçar i “Geordie Shore” i la shumë pak vend imagjinatës në pamjet, me të cilat tregoi figurën e saj të jashtëzakonshme.
Ylli i reality-shout, ndau pamjet joshëse gjatë pushimit të saj në Dubai, ku shfrytëzoi banjon e hotelit për foto, duke pasur edhe një pasqyrë në çati.
Në një prej fotografive, Ferry mbulon gjoksin në vaskë me anë të duarve, ndërsa edhe fluskat e shamponit ia fshihnin pjesët intime.
Javën e kaluar, Chloe kishte postuar fotografi tjetër lakuriq në vaskë, duke pytur “Kush dëshiron të vijë të ma fërkojë shpinën?”.
Chloe Ferry ka pësuar një transformim drastik në trup muajt e fundit, duke i treguar ndryshimet para dhe pas përmes fotografive.