Emrat të shkruar sipër veshjes mbrojtëse dallohen që larg. Erjoni dhe Bledi janë dy infermierë të Infektivit të cilët prej muajsh janë bashkë me mjekët dhe stafin infermieror në ndihmë të të sëmurëve me COVID-19.
Por mesditën e sotme dy infermierët janë parë jashtë spitalit duke kaluar disa momente pushimi pas lodhjes së ditës dhe njëri prej tyre madje duke konsumuar një pije energjike.
Ndërkohë jashtë spitalit vijojnë të vijnë familjarë të personave të prekur që presin çdo informacion për të dashurit e tyre në këtë periudhë të vështirë ashtu siç ambulancat me të tjerë të infektuar mësyjnë në spital pa pushim.