Rep-artisti i njohur i estradës shqiptare, Capital T, tash e një kohë të gjatë ka paralajmëruar albumin e radhës.
“Skulpturë” titullohet projekti, në të cilin do të ketë muzikë të dëgjuara më herët, por edhe bashkëpunime me emra të mëdhenj.
I tërë albumi do të publikohet me 1 korrik të këtij viti, por edhe siç e kishte paralajmëruar, pjesën e parë të titujve do të lansonte më herët.
Gjatë një postimi në rrjetin social Instagram, Trim Ademi ka ndarë me adhuruesit e muzikës së tij shtatë tituj të këngëve.
Dy prej të cilave nuk janë dëgjuar ende titullohen “Tu Festu” dhe “Money” në bashkëpunim me Jay 1.