“Çamët, asnjë ditë aleat me fashizmin”, ish-deputeti Tahiri kërkon gjyq për pafajësinë

0
Gjigandi

Ish-deputeti i PDIU, Dashamir Tahiri, me pjestarë të komunitetit çam dhe anëtarë të Shoqatës Çamëria zhvilluan homazhe në Varrezat e Kllogjerit për të përkujtuar një prej genocideve më të mëdha, atë të komunitetit çam.

“Sot në 27 qershor po kujtojmë të gjitha ato jetë njerëzish të pafajshëm që humbën jetën, një ditë e cila u vendos  në parlamentim shqiptar në 1994 nga deputeti i ndjerë Abedin Elmazi dhe nga Presidenti asaj kohe Sali Berisha.Në këtë ditë do kujtojmë dhe ata që nuk vdiqën nga genocidi, të cilët kanë qenë të shumtë përgjatë viteve që pasuan.Komuniteti çam është një komunitet punëtor që ia ka dalë dhe do të dalë mbanë” tha Tahiri.

Tahiri shtoi se në këtë përkujtim të 76-vjetorit të genocidit të popullsisë çame  pati një numër të kufizuar dhe jo të organizuar për shkak të pandemisë, por  premtoi se vitin e ardhshëm do të ketë marshim masiv si çdo vit.

Ish-deputeti nga ana tjetër paralajmëroi se do ti bëjnë presion qeverisë për të zhvilluar një gjyq ku do të vërtetojnë me fakte se çamët nuk kanë qenë asnjë ditë aleat me fashizmin.

“Dua ti kujtoj disave që vertet jemi mbledhur për të kujtuar të vdekurit por jo për të gënjyer të gjallët.Thirrja ime është: Do i bëjmë presion qeverisë  të bëjmë të vetmin gjyqin ku do të tregojmë se komuniteti çam, se popullsia çame nuk ka qenë asnjë ditë aleate me fashizmin”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu