A është Messi më i miri në histori dhe a do ta drejtojë Brazilin? Përgjigja e Ancelottit është e pabesueshme…

0
Gjigandi

Pas një muaji e gjysmë pa folur për mediat, Carlo Ancelotti u rishfaq në sallën e shtypit të Valdebebas për të uruar fillimisht të pranishmit për festat dhe më pas vlerësuar situatën e skuadrës që drejton dhe rikthimin e La Liga-s pas pushimit për shkak të Kupës së Botës:

“Skuadra ka punuar shumë mirë, edhe edhe ata që janë kthyer sot janë në gjendje perfekte. Na pret një kalendar i ngjeshur dhe shumë impenjativ, me ndeshje çdo tri ditë deri në mars, por ne jemi të përgatitur”.

Disa fjalë edhe për Benzema, që u largua nga kombëtarja franceze para nisjes së Botërorit, por më pas kanë dalë polemika të forta mbi trajtimin e tij nga Deschamps: “Ai u kthye pas 10 ditësh pushime, ishte mjaft mirë. Ai punoi me ekipin dhe në dy miqësoret e fundit luajti gjysmë ore e 45 minuta.

Te ne është kthyer shumë i motivuar. Jemi të bindur se në pjesën e dytë të sezonit do të bëjë shumë për Real Madridin. E kemi rikuperuar Benzema, i cili është lojtar i rëndësishëm për ne. Edhe ata që kanë bërë pushime janë rikthyer mirë, megjithëse do t’iu jap përparësi lojtarëve që kanë qenë këtu”.

Emri i tij u përfol si kandidat i mundshëm për të marrë drejtimin e Brazilit, pas largimit të Tite, sepse dështoi në Botërorin e Katarit. Trajneri italian sqaron: “Nuk e di nëse janë të interesuar, por s’më ka telefonuar askush nga Brazili. Nëse janë të interesuar, e vlerësoj. Situata ime është e qartë; nuk do t’i them kurrë Real Madridit se kjo aventurë ka mbaruar”.

RonaTyra

Një ngacmim nga gazetarët edhe për Lionel Messin, nëse ai tashmë është më i miri në histori, meqë fitoi dhe Kupën e Botës. Trajneri italian nuk zhbilancohet: “Vështirë të thuhet, nuk e di nëse është më i miri në histori.

Nuk është e drejtë të flitet kështu, sepse çdo epokë ka pasur lojtarë shumë të mirë. Shprehjas ‘Messi është më i miri në histori’ nuk do të dalë kurrë nga goja ime. Kam shijuar shumë lojtarë të mirë, kam parë Cruyff dhe Maradona duke luajtur…”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu