Buzët e buta dhe me ngjyrë rozë janë diçka që shumë femra aspirojnë, pasi që e përmirësojnë bukurinë e fytyrës
Por, për shkak të motit të keq, shprehive të dëmshme të ushqimit dhe mungesës së kujdesit të duhur, buzët tona e humbin shkëlqimin që e kanë.
Por, nuk keni nevojë më të brengoseni pasi që ekziston një trajtim krejtësisht natyral i cili do t’ua rikthej shkëlqimin dhe bukurinë e vërtetë të buzëve.
Trajtimi me mjaltë dhe limon
Një ndër mënyrat më të mira për t’i trajtuar buzët është “paketimi” me limon dhe mjaltë.
Ky produkt, jo vetëm që i pastron buzët, por edhe i bën të lagështa deri në thellësi, duke i lënë ato të pastra, të buta dhe me ngjyrë rozë.
Vendosni sasi të barabartë të mjaltit dhe lëngut të limonit në një tas dhe përzieni mirë.
Produktin e fituar e vendosni në buzë dhe e lini për gjysmë ore.