Britney Spears dogji aksidentalisht palestrën e saj në shtëpi

0
Gjigandi

Britney Spears bëri një rrëfim tronditës të mërkurën në Instagram, gjersa ndau me ndjekësit se ajo dogji palestrën e saj në shtëpi pasi la brenda qirinj të ndezur.

“Përshëndetje njerëz, unë jam në palestrën time tani. Unë nuk kam qenë këtu që gjashtë muaj sepse kam djegur palestrën time, për fat të keq”, tha Spears, 38-vjeçe.

“Unë kisha dy qirinj dhe, po … një gjë çoi tek tjetra dhe unë e dogja atë”.

 

Duke detajuar incidentin, që ndodhi gjashtë muaj më parë, krijuesja e hitit “Toxic” ka shkruar,“Unë eca përtej derës së palestrës dhe flakët filluan. Falë Zotit alarmi u ndez pas kësaj dhe askush nuk u lëndua”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu