Reperi Kanye West ka blerë së fundmi një pronë me vlerë prej 14 milion dollarësh në Bighorn Mountain Ranch.
Një oaz i gjelbër prej 6000 hektarësh, rrethuar me kodra, livadhe e kanione në të cilin ndodhen edhe disa shtëpi prej druri, do të jetë me siguri destinacioni i arratisjes së Kanye West, Kim Kardashian e fëmijët..
Kanye dhe Kim e kanë pikasur këtë fermë në shtator teksa realizuan fotot për “Vogue Arabia”.
Teksa u pyet gjatë intervistës se ku e sheh veten pas 10 viteve, Kim u përgjigj: “E shoh teksa jetoj në një fermë në Wyoming”
Dhe ëndrra për Kim dhe Kanye sapo u plotësua dhe kushtoi plot 14 milion dollarë!