Brataj jep alarmin: Në teste, po dalin negativë edhe të infektuar!

0
Gjigandi

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka ngritur një tjetër shqetësim madhor të lidhur me koronavirusin, i cili mund të jetë faktor në përhapjen e sëmundjes në vend.

Brataj tha për  “Euronews Albania” se ka pasur shumë raste kur persona të infektuar, kanë rezultuar negativë tek prova e tamponit.

Ai bëri thirrje për kujdes duke thënë se vigjilenca nuk duhet ulur as nëse testet nuk dëshmojnë prekjen me koronavirus, pasi nuk qenkan dhe ato 100% të sigurta!

Ai tërheq vëmendjen tek simptomat, dhe thotë se duhet të tregohne vecanërisht të kujdesshëm personat që kanë pasur kontakte me të infektuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu