Blerta, e mbijetuara e vetme e familjes Josifi vihet nën akuzë nga prokuroria. Nën hetim edhe të gjitha sektet fetare

0
Gjigandi

Pas ngjarjes tronditëse të vetëflijimit të nënë e bijë nga Përmeti, Zhaneta dhe Anisa Josifi, përkatësisht 56 dhe 33 vjeçe, prokuroria ka nisur hetimet ndaj të gjitha sekteve fetare në vendin tonë.

Dyshimet kryesore të shkakut të kësaj ngjarjeje tronditëse janë bindjet fetare të tyre, duke qenë se nënë e bië kishin lënë disa shënime me karakter fetar, duke qenë praktikante të dëshmitarëve të Jehovait. Ato besonin se duke u vetëflijuar do të ringjalleshin, për një jetë më të mirë.

Pas ngjarjes, mësohet se të gjitha sektet fetare në vendin tonë po hetohen aktualisht nga prokuroria.

Ndërkohë që prokuroria ka ngritur akuzën edhe për 34-vjeçaren Blerta Josifi, e cila ndodhet e shtruar në gjendje të rëndë në spital. Ajo akuzohet për “moskallëzim krimi”, pasi motra e saj dyshohet se kishte ndërruar jetë disa muaj më parë dhe e ëma prej disa ditësh.

Trupi i Anisës është gjetur i lyer me vajra dhe lëngje të tjera, për të ngadalësuar dekompozimin.

RonaTyra

Ditën e premte Zhaneta dhe Anisa Josifi, nënë e bijë, 56 dhe 33 vjeç, janë gjetur të vetëflijuara në shtëpinë e tyre në Kombinat. Ato u përcollën sot për në banesën e fundit.

E mbijetuara e vetme e familjes Josifi, lidhur me ngjarjen, pasi të ketë kaluar gjendjen e rëndëuar shëndetësore, do t’i duhet të përballet edhe me akuzën e ngritur nga prokuroria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu