Fill pas shpalljes në kërkim të biznesmenit Gentian Malindi, si i dyshuar për 137 kilogramë kokainë të kapur në portin e Durrësit, ka reguar dhe babai i tij me profesion avokat Ilir Malindi.
Malindi është shprehur se djali i tij nuk ka asnjë lidhje me kokainën e bllokuar, dhe se do të qëndrojë në arrati deri në momentin që kjo çështje të marrë zgjidhjen e duhur ligjore.
“Djali im s’ka lidhje fare me bllokimin e lendes narkotike ne port. Eshte shpallur ne kerkim pasi dikush nga keta qe jane arrestuar kane permendur emrin e tij. Djali nuk ka asnje lidhje. Do merremi ne rruge ligjore. Nuk ka asnje prove apo pergjim qe implikon tim bir. Ai do të qendroj ne arrati deri ne momentin qe do te marrë zgjidhje kjo situate ne rruge ligjore”, ka deklaruar për mediat Ilir Malindi.
Biznesmeni Malindi dyshohet se iu ka kërkuar dy punonjësve të portit të Durrësit që të merrnin drogën në kontenier, por kur ka kuptuar se disa prej tyre kishin paketim të dyshimtë ka braktisur mjetin dhe i ka shpëtuar policisë.
Një prej punonjësve të portit që është arrestuar Ardian Bega, ka thënë gjate marrjes në pyetje se binesmeni Malindi u ka thënë që të hapnin kontenierin dhe më pas të merrnim sasinë e drogës prej aty.
“Pasi e morëm hapëm pakot dhe G.M kuptoi që kjo nuk ishte mbështjellja që kishim kerkuar, aty kuptuam që është kurth dhe po ndiqeshim nga policia dhe më pas i hodhem pakot afër Shkëmbit të Kavajës dhe u larguam”, ka thënë Bega në dëshminë e tij.
Malindi ka në pronësi të tij një anije peshkimi në qytetin e Durrësti, ndërsa dhe më herët ka qenë pjesë e mediave, me një denoncim të tij në drejtim të policisë. Biznesmeni durrsak pretendonte se kontrollet e shpeshta të bëra nga ana e policisë po dëmtonin rëndë biznesin e tij.
137 kokainë u sekuestruan nga autoritetet, ndërsa në pranga ranë shtetasit Altin Myslihaka dhe Adrian Bega.