Si dekorim, përshtatet shkëlqyeshëm në çdo shtëpi dhe lokal pune
Edhe pse janë të vogla, forma dhe mënyra e tyre e mirëmbajtjes gjithmonë marrin vëmendje të madhe.
Pikërisht për shkak të asaj dukjeje të pazakonshme dhe kushteve specifike të mirëmbajtjes janë shtesë ideale në çdo enterier.
Vetë emrin bimë rrezatuese me arsye kanë merituar, sepse nuk kanë nevojë për substrat në të cilin do të rriten, transmeton Telegrafi.
Mënyra në të cilën dëshironi t’i ekspozoni në ambientin tuaj varet ekskluzivisht nga shija juaj personale, duke pasur parasysh që mund t’i mbani në xham, në dru apo në metal.
E vetmja gjë që ju pret është që t’u siguroni hapësirë të këndshme, me pak më shumë ajër me lagështi, dritë indirekte dhe temperaturë optimale midis 15 deri në 24 gradë Celsius.
Mirëmbajtja
Ujitja nuk bëhet sikur te bimët e tjera të dhomës (ujitja drejtpërdrejt në substrat), por kanë nevojë t’i spërkatni me ujë të distiluar apo ujë të ndenjur 1 – 2 herë në javë, varësisht nga temperatura dhe thatësia e ajrit në hapësirë.
Trajtoni me dush një herë në javë. Zhytni në ujë rreth dhjetë minuta, nxirrni na uji dhe mbani përmbys në mënyrë që të eliminohet teprica e ujit nga bimët.
Si edhe të gjitha bromeliat, para se bima të thahet tërësisht, formon filizin i cili rritet dhe thith ushqimet nga bima amë e thatë.