Një tjetër person ka humbur jetën nga covid-19 në Shqipëri.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë pacienti që nuk ka mundur t’ia dalë pas infektimit nga kjo sëmundje, ishte i moshës 70-vjeçare me origjinë nga Durrësi. Po ashtu mësohet se pacienti që ka humbur jetën, vuante edhe nga një sëmundje e rënë e leukozës.
Ndërkohë në të gjithë vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 53 persona me covid-19.
Lajmi në përditësim…
Burimi: top-channel.tv