Këngëtarja amerikane, Beyonce Knowles, ka ardhur me një fjalim mjaft frymëzues për të gjithë të diplomuarit e vitit 2020.
38-vjeçarja i ka uruar të gjithë ata që kanë pasur vështirësi gjatë pandemisë coronavirus, shkruan Daily Mail.
“Ju jeni duke arritur gjëra që prindërit dhe gjyshërit tuaj nuk mund t’i imagjinonin për veten e tyre. Ju jeni përgjigjja e gjeneratës së lutjeve”, ka thënë ajo.
“Faleminderit për përdorimin e zërit kolektiv dhe që keni bërë të ditur se jeta e personave me ngjyrë ka rëndësi. Vrasja e George Floyd, Ahmaud Arbery, Breonna Taylor dhe shumë të tjerëve na ka bërë të të ndihemi të thyer. Ka lënë që i gjithë shteti të kërkojë një përgjigje”, vazhdoi ajo.
Më pas, këngëtarja nga Teksasi, e cila arriti famën në vitet e nëntëdhjeta përmes grupit “Destiny’s Child”, tregoi edhe për industrinë muzikore, duke e cilësuar si industri seksiste.
Duke inkurajuar njerëzit, Beyonce kishte thënë se në këto momente ndihet njëlloj sikurse të gjithë të tjerët.
Në fund të fjalimit, krijuesja e hitit “Crazy in Love” ftoi adhuruesit e saj të harrojnë gjithçka rreth vetes dhe të investojnë në veten e tyre.