Besnik Krapi dhe Jonida Vokshi para pak dite u bënë prindër për herë të parë.
Besnik Krapi dhe bashkëshortja e tij Jonida Vokshi ditë më parë fituan epitetin e prindit me lindjen e vajzës së tyre.
Dyshja e cila kanë pagëzuar vogëlushen me emrin Ema, kanë ndarë fotografinë e parë familjare para pak minutave në Instagram.
Në foton e publikuar nga Besniku, familja Krapi shihet në një makinë, ku në pjesën e pasme shohim Jonidën teksa kujdeset për bijën e posalindur.