5 persona janë arrestuar për kultivim të bimëve narkotike, ku mes tyre një inspektor policie në Mallakastër.
Operacioni i koduar “Gjerbës” ndaloi personat të cilët kultivonin bimë narkotike në fshatin Osmënzezë të Beratit dhe në Gjerbës e Selitë të Mallakastrës.
Të arrestuarit janë:
P. R., 53 vjeç, banues në Berat;
G. Xh, 34 vjeç, banues në Mallakastër;
A. S., 44 vjeç, banues në Mallakastër;
L. Xh., 31 vjeç, banues në Mallakastër;
L. Xh., 51 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Komisariatin e Policisë Mallakastër.
Sipas policisë, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, në bashkëpunim” ndërsa për punonjësin e Policisë për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.