BE jep 15 mln euro grante për bizneset e goditura nga pandemia, Soreca: Kriza e Covid, shumë larg fudit

0
Gjigandi

Bashkimi Evropian i ka dhënë 15 milionë euro grante Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor për të luftuar koronavirusin.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Delegacioni i BE thekson se kjo shumë do të shkojë për bizneset e goditura nga pandemia.

Ndërsa vetë ambasadori Luigi Soreca deklaron se kriza e koronavirusit është shumë larg përfundimit.

Mesazhi i BE:

RonaTyra

Më shumë lajme të mira për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor!

15 milion Euro grante nga 🇪🇺 #BE për bizneset e goditura në vështirësi për të mbijetuar, 💪 forcimin e qëndrueshmërisë – dhe krijimin e kushteve për një rikuperim të qëndrueshëm.

“Kriza e COVID-19 është shumë larg përfundimit. Në botë dhe në Ballkanin Perëndimor. Komisioni Evropian 🇪🇺 dhuron një shtesë prej 15 milion € për rajonin. Bizneset e vogla dhe të mesme në Shqipëri 🇦🇱 së shpejti do të përfitojnë nga këto grante të Bashkimit Evropian 🇪🇺, përveç 230 milion € tashmë të alokuara për Shqipërinë dhe që po investohen aktualisht,” tha Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu