Sherr mes deputetëve te emeruar – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Sherre dhe përleshje brenda deputetëve të emëruar të Edi Ramës në kuvend, pas djegies së mandateve nga opozita.   Ditën e djeshme Rudina Hajdari është shkarkuar nga kryetare e grupit parlamentar ‘demokrat’, siç e quajnë veten disa   Por duket se shkarkimi i Hajdarit ka zbuluar edhe përplasjet brenda opozitës së emëruar nga Rama.     Rudina Hajdari thotë se është në krye të grupit parlamentar, ndërsa ka zbuluar se ka pasur edhe presione deri edhe përleshje mes deputetëve të opozitës së emëruar nga Rama.   ‘Përveç një protagonizmi të shëmtuar mediatik, Korab Lita dhe gangsterët e tij, kanë ushtruar presion ndaj deputetëve, përfshirë edhe zj. Fatjona Dhimitri, e cila ka firmosur, për tërheqjen e këtij puçi.   Pamjet filmike të disponuara nga zyrat e Kuvendit do t’i çohen Prokurorisë’, shkruan Rudina Hajdari në Facebook.  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu