BB: Skema e pensioneve në Shqipëri, në presion të dyfishtë nga plakja dhe informaliteti – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Sistemet aktuale të pensioneve publike në një periudhe jo shumë të largët do duhet të reformohen totalisht për të shmangur defektet që po shfaqin kudo në botë.
Banka Botërore në një analizë të thelluar globale për vështirësitë që po hasin skemat e sigurimeve nga plakja e popullsie dhe nga mungesa e efikasitetit që disa vende kanë për të mbledhur sigurimet shoqërore.

Shqipëria bashkë më disa vende të Europës Lindore është e ekspozuar edhe nga fenomeni i plakjes së popullsisë që në vetvete sjell rënien e numrit të punonjësve dhe kontributeve në skemat e pensioneve, por edhe nga informaliteti i lartë i punës që gjithashtu përkeqëson deficitin.
Banka Botërore referon se ekonomia informale dhe punësimi informal u rriten në mënyrë dramatike në vende si Shqipëria, Bullgaria, Rumania, dhe Serbia, si dhe në pjesën më të madhe vendet që dolën nga ish Bashkimi Sovjetik, më 2018. Informalizimi në rritje i punës përkeqëson në mënyrë dramatike ekuilibrin midis kontribuuesve dhe pensionistëve.Kjo ekuilibër rezultoi në deficite të mëdha, madje kur normat e kontributeve ligjore ishin në nivele mbi 20 për qind.
Shumica e vendeve në rajon thjesht nuk ka indeksuar pensionet me inflacionin dhe për të zbutur deficitin kanë rritur në mënyrë periodike pagën minimale.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu