Bashkëpunim me Madonnën? Ja çfarë thotë menaxheri i Dua Lipës

0
Gjigandi

Në një intervistë për “Music Week”, menaxheri i Dua Lipës, Ben Mawson, teksa foli për albumin e fundit të yllit muzikor “Future Nostalgia”, ai shtoi se ishte ndikuar shumë nga “Confessions on a Dancefloor” nga Madonna, e se të dy përmbajnë këngë të prodhuara nga Stuart Price.

I pyetur nëse Dua Lipa mund të jetë Madonna e ardhshme, Mawson u përgjigj:

“Varet çfarë nënkuptoni me këtë. Dua padyshim do të ketë një karrierë të gjatë. Ajo është një yll i kompletuar i muzikës pop dhe albumi është influencuar dukshëm nga Madonna. Në fakt ne po përpiqemi të kontaktojmë me Madonën për një bashkëpunim. Do i dërgoj një email e do të shohim nëse do të pranojë”. Mawson u shpreh se kur e ka takuar Duan në fillim, ajo i ka treguar se aspironte të bëhej si Madonna.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu