Pas deklaratave të kryeministrit Rama në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit dhe ndryshimet kushtetuese, reagon edhe ish-deputeti i PD-së Gazment Bardhi.
Bardhi shkruan ne Facebook se Ramës i ka hyrë tmerri nga zgjedhjet.
Bardhi ka ftuar Ramës që të lexojë deklaratën e bërë nga zv.kryetari i Grupit të CDU-CSU në Bungestag, Johann David Wadephul.
Postimi i plotë:
Të gjithë e kanë kuptuar tmerrin tënd nga zgjedhjet, por frika jote nga humbja e pushtetit nuk mund të marrë peng Shqipërinë. Edi Rama lexoje mirë këtë deklaratë të Bundestagut dhe lëri lojërat e pista politike në kurriz të shqiptarëve.