‘Volkswagen’-i përplas 52-vjeçarin me skuter, dërgohet në gjendje të rëndë tek Trauma

0
Gjigandi

FUSHË-KRUJË- Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të pasdites së sotme në dalje të Fushë-Krujës.

52-vjeçari, Sotir Vuka,drejtuesi i skuterit me targë AL 988 është goditur nga një Volksëagen i drejtuar nga personi i identifikuar si Z.Ll 34 vjeç nga Laçi. I plagosuri është në gjendje të rëndë duke luftuar për jetën në spitalin e Traumës.

Shkak i aksidentit sipas policisë është shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte 52-vjecari me motorin. Drejtuesi i makinës është shoqëruar në polici për të dhënë deklaratën në lidhje me aksidentin. Xhami i makinës është thyer nga goditja, kurse motori është përmbysur në tokë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu