Barcelona reagon pas vendimit për anulimin e “Topit të Artë”: E dimë se kush është më i miri

0
Gjigandi

Revista franceze “France Football” njoftoi pasditen e sotme se ka vendosur të mos japë çmimin prestigjoz “Topi i Artë” për vitin 2020, me arsyetimin se për shkak të pandemisë, kushtet kanë ndryshuar dhe gara nuk ka qenë e barabartë për të gjithë pretendentët.

Ky vendim është cilësuar i drejtë, duke qenë se kampionate të caktuara si ai francez, u ndërprenë dhe nuk vijuan më që prej muajit mars, ndërsa klubi i Barcelonës gjeti një mënyrë të veçante për t’i bërë jehonë lajmit të revistës franceze.

“E kuptojmë vendimin. Për më tepër të gjithë e dimë kush është më i miri në botë”, ka shkruar klubi katalan, duke e shoqëruar edhe me një foto të Lionel Messit bashkë me 6 Topat e Artë që ka fituar në karrierë.

Natyrisht që ky ishte një “thumb” edhe për rivalin e përjetshëm të argjentinasit, yllin portugez Cristiano Ronaldo, i cili ka fituar trofeun prestigjoz vetëm 5 herë dhe kishte si synim edhe një të 6 për t’u barazuar me Messin.

Vlen të theksohet se që prej 1956—ës, kur u dha për herë të parë çmimi i Topit të Artë, ky është viti i parë që nuk do të akordohet dhe Lionel Messi për meshkuj e Megan Rapinoe për femra, do të vijojnë të mbetet fituesit në fuqi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu