Baby G, Escobards dhe Grido publikojnë këngën “Kuq e Zi”, kushtuar shqiptarëve anembanë botës

0
Gjigandi

Këngëtarja e njohur, që tashmë po fokusohet në zhanrin hip-hop, Baby G ka sjellë kohëve të fundit diçka të re.

Ajo përmes rrjetit social ka filluar qysh moti të publikojë sekuenca nga klipi më ri, i cili erdhi në treg gjatë ditës së sotme (e premte).

Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka bërë të ditur se ka publikuar projektin me rastin e ditëlindjes së saj.

Kushtuar shqiptarëve anembanë botës, Gordana erdhi në bashkëpunim me dy reperë, Escobars dhe Grido.“Kjo është surpriza ndaj jush për ditëlindjen time. Shpresoj që t’iu pëlqej”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Ndërkaq “Kuq e Zi” titullohet kënga, e cila tashmë është publikuar në të gjitha platformat digjitale.

RonaTyra

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu