Avokati i Kylie Jenner kërcënon revistën Forbes

0
Gjigandi

Avokati i Kylie Jenner po kërkon tërheqje të deklaratave të Forbes për akuzat se Kylie falsifikoi rrugën e saj drejt statusit së miliarderes.

“Ne e kemi parë artikullin e Forbes që akuzon Kylie-n se ka mashtruar përmes një ‘rrjeti gënjeshtrash’ për të fryrë vlerën e saj neto. Artikulli është i mbushur me gënjeshtra. Akuzat e Forbes për Kylie-n dhe llogaritarët e saj në lidhje me falsifikimin e faturave tatimore janë pa dyshim të rreme dhe ne po kërkojmë që Forbes t’i tërheqë publikisht këto deklarata,” tha avokati Michael Kump, në një prononcim për New York Post, shkruan Mirror.

Ai u shpreh se të tilla pretendime janë të pajustifikueshme për Forbes. “Është e trishtë që Forbes i ka dedikuar Kylie-t tre reporterë për të hetuar efektin e krizës së koronavirusit në pasurinë e saj. Ne nuk e presim këtë nga tabloidë supermarketi, aq më pak nga Forbes.”

Ndërkohë nga ana tjetër, Forbes i qëndron historisë dhe nuk do ta tërheqë artikullin.“Hetimi i sotëm i raportuar gjerësisht u nxit nga dokumentet e reja të paraqitura, të cilat zbulonin mospërputhje të dukshme mes informacioneve të dërguara te gazetarët dhe informacionit të dërguar për aksionerët. Gazetarët tanë vunë re pasaktësi dhe kaluan muaj të tërë duke zbuluar faktet,” tha zëdhënësi i Forbes, Matthew Hutchison.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu