Audi vazhdon të rifreskoj modelet e saj SUV të cilat po kanë suksese të jashtëzakonshme në tregjet botërore.
I fundit është modeli Q5, i cili vjen në stilin coupe dhe pritet të rivalizojë direkt BMW X4 dhe Mercedes GLC Coupe.
Modeli i ri ka emrin Audi Q5 Sportback dhe është i pajisur me teknologjinë, dizajnin e fuqinë më të re të kësaj kompanie gjermane.
Ashtu sikurse të gjitha produktet e Volksëagen Group, edhe ky Sportback do të jetë më i gjerë me opsione të interierëve të ndryshme, të cilët mund të zgjidhen nga blerësit me tiparet që ata dëshirojnë ti kenë në veturë.
Modeli standard Audi Q5 Sportback vjen me motorin 2.0 litërsh me katër cilindra me naftë, i cili, fal gjeneratorit-startues gjysmë-hibrid të integruar, do të prodhoj 201 kuajfuqi.
Blerësit mund të zgjedhin gjithashtu edhe versionin më sportiv, me motor 2.0 litërsh me katër cilindra 45 TFSI me benzinë, i cili ka të njëjtën teknologji gjysmë-hibride sikurse ai me naftë ndërsa prodhon 242 kuajfuqi.
Ndërsa versioni më i fuqishëm i tij, është SQ5 Sportback i cili ka motorin 3.0 litërsh V6 me benzinë, i cili prodhon 349 kuajfuqi.