Atletico Madridi pa një prej lojtarëve më të rëndësishëm kundër Leipzigut në Champions

0
Gjigandi

Pas përfundimit të kampionatit spanjoll, Atletico e Madridit do të rikthehet në fushë më 12 gusht për të luajtur çerekfinalen e Ligës së Kampionëve përballë gjermanëve të Leipzig, sfidë në të cilën Diego Pablo Simeone do të duhet të bëjë pa mesfushorin Thomas Partey.

Futbollisti 26-vjeçar ka ndjerë një shqetësim muskulor në sfidën e fundit të kampionatit përballë Real Sociedadit dhe sipas mediave pranë klubit madrilen pritet të mungojë për disa javë, ndërsa shanset që të rikuperojë për ndeshjen me Leipzig janë minimale.

Thomas Partey është një futbollist mjaft i rëndësishëm për skuadrën e Simeones dhe për këtë mjafton të shohësh faktin që gjatë këtij sezoni trajneri argjentinas e ka hedhur në fushë nga minuta e parë për plot 46 ndeshje mes kampionatit, Kupës së Mbretit dhe Ligës së Kampionëve.

Nga ana tjetër edhe Partey ia ka shpërblyer me vrapime pa fund, shumë topa të rikuperuar, por edhe 4 gola të shënuar, ndërsa me performancën e tij te Atletico ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha europiane.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu