Atalanta – Sassuolo jep rinisjen e sezonit në Serie A – ka dy arsye të veçanta për këtë

0
Gjigandi

Atalanta dhe Sassuolo mund të jenë dy skaudrat që do t’i japin ristartin kampionatit italian.

Skuadra e Bergamos, qytetit më të goditur në Itali nga pandemia, pritet të jep startin për rritjen e shpresave të italianëve, se gjithçka mund të kthehet në normalitet.

Atalanta pritet të luajë si nikoqire e Sassuolo më 19 qershor, raporton ‘Sky Sport Italia’.

Plani është që sezoni të rinis më 20 qershor, por me gjasë ndeshja e parë do të luhet 24 orë më herët.

Sipas raportimeve në mediet italiane, kjo ndeshje do t’i jap ristartin sezonit për dy arsye.

RonaTyra

E para është pikërisht ajo që ka të bëjë me Bergamon  dhe goditjen nga pandemia, kurse e dyta ka të bëjë me mysafirët, të cilët ishin të fundit që luajtën një ndeshje në Serie A, atë kundër Brescia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu