Arsyet pse femrat joshen nga meshkuj dominues

0
Gjigandi

Ndonëse fuqizimi i grave është duke u përkrahur në çdo cep të botës, disa zonja ende do të preferonin një burrë dominues.

Hulumtimet tregojnë se vajzat janë të rritura në mënyrë të tillë që në nënvetëdije i përgjigjen seksualisht një partneri i cili i merr të gjitha vendimet dhe është më dominues.

Por, përse ndodh kjo?

1: Femrat joshen nga “djemtë e këqij”

Nuk ka fare stereotip për këtë – është fakt.

RonaTyra

Meshkujt dominues zakonisht janë duhanpirës, konsumues të alkoolit, kanë tatuazhe dhe sjellje impulsive.

Këto aktivitete, thënë më thjesht, janë më emocionuese për femrat. Kjo pastaj i bën “djemtë e këqij” më dominues dhe më të fortë në lidhje.

2: E zgjedhni dikë që i merr të gjitha vendimet për ju të dy

Ekziston një besim se jeta është më e lehtë për ju nëse nuk i merrni vendimet për veten.

Dhe pikërisht për këtë arsye ju preferoni të jeni me një mashkull që e merr kontrollin në lidhje dhe e merr çdo vendim për ju të dy.

Ju mësoheni pastaj nga ky sistem dhe bëheni plotësisht të varur nga partneri.

3: Njerëzit e mirë thjesht ju duken të mërzitshëm

Ju thjesht nuk e preferoni një partner që pëlqen të bëjë shëtitje romantike dhe t’jua mbajë dorën tërë kohën.

Në vend të kësaj, ju preferoni një partner që ka anën e vet aventureske, dikë që ju mundëson të shihni se çfarë ofron jeta.

4: Mos e ngatërroni dominancën me agresivitet dhe abuzim

Dominimi është diçka që mund të tolerohet, por assesi nuk duhet të kalojë në abuzim apo agresivitet.

Kjo nuk nënkupton se personat dominues nuk e dashurojnë partnerin, por ndonjëherë mund të bëhen shumë kontrollues dhe pastaj lidhja shndërrohet në abuzive.

5: Fëmijëria ka ndikim në jetën tuaj më shumë se ç’mendoni

Eventualisht, lidhja përcaktohet fuqishëm nga mënyra se si jeni rritur.

Njëri apo dy prindërit kanë qenë ose janë ende dominues nga vet natyra.

Ju jeni mësuar nga ky stil i jetesës dhe të njëjtat trajta i kërkoni edhe ju te partneri juaj. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu