Femrat e arrira në karrierë dhe shumë simpatike zgjedhin të rrinë vetëm, sesa me dikë që ndoshta mund t’i prishë atë qetësinë shpirtërore. Ja disa arsye, pse këto femra janë single:
Kanë personalitet të fortë
Vetëbesimi ndikon që të shfaqen shumë tërheqëse për meshkujt, duke i frikësuar për të krijuar një lidhje. Një mashkull edhe mund të trembet nga kjo gjë.
Janë besnike ndaj miqve
Femrat single nuk i braktisin miqtë e tyre, sa herë vjen një mashkull në jetën e tyre.
Mashkulli që dëshiron të jetë në jetën e tyre, duhet të dijë vendin e tij. Shumica e femrave të lidhura, e harrojnë shoqërinë e tyre dhe kujtohen për ta vetëm kur kanë interes.
Nuk janë të dëshpëruara
Femrat single, ja dedikojnë kohën e tyre gjërave që i bëjnë të ndihen të lumtura dhe nuk janë aspak të dëshpëruara.
Meshkujt nuk janë prioriteti i tyre
Ato nuk kanë asgjë me nxitim, sepse mendojnë që dashuria mund të rritet me durim. Shfrytëzimi i kohës, në mënyrën më të mirë është motoja e tyre.
Janë aventuriere sensuale
Femrat single nuk e pëlqejnë monotoninë. Ato bëjnë çdo gjë për të bërë ndonjë aventurë interesante.
Janë ambicioze
Ato përqendrohen te puna dhe angazhimet e përditshme. Sipas tyre, jeta është shumë e shkurtër, për t’u martuar.
Nuk i pëlqejnë kompromiset
Ato i bëjnë gjërat vetëm nëse i ndjejnë. Janë të varura ndaj së panjohurës dhe lirisë. Vetëm nëse gjejnë dikë që t’i kuptojë dhe të mendojë njësoj si to, mund të krijojnë kompromise.