Arsyeja pse Cristiano Ronaldo ka më shumë gjasa se Leo Messi ta fitojë ‘Topin e Artë’ këtë vit

0
Gjigandi

Lionel Messi është në kuotën e 699 golave në karrierë.

Argjentinasi nuk ka shënuar në tri ndeshjet e fundit, derisa është në kërkim të numrit jubilar.

Ai gjithashtu rrëmbeu kryetitujt pasi injoroi asistent-trajnerin e blaugranëve, Eder Sarabia, gjatë barazimit 2-2 me Celta Vigon në fundjavë. Ky barazim i dha avantazh për titull Real Madridit.

Me “vetëm” 21 gola në 27 ndeshje në La Liga këtë sezon, nuk ka qenë një fushatë shumë e suksesshme për standardet e Messit.

Vetëm gjashtë muaj më parë ai ngriti “Topin e Artë” për herë të gjashtë, por cilat janë gjasat e tij për ta fituar të shtatin në dhjetor.

RonaTyra

Pas një ristarti të ngadaltë të futbollit për shkak të koronavirusit, Ronaldo ka shënuar në dy paraqitjet e fundit, derisa Juve po i afrohet titullit në Serie A.

Nëse ai mund ta inspirojë “Zonjën e Vjetër” drejt lavdisë në Champions League, Ronaldo sigurisht se ka gjasa të barazohet me “Topa të Artë” me Messin.

Por favoriti aktual është, natyrisht, Robert Lewandowski.

Shikoni listën e mëposhtme të top 20 futbollistëve kandidatë për “Topin e Artë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu