7 milionë doza drogë/ Dalin pamjet nga operacioni italo-shqiptarë që çoi në pranga 37 persona (Fotot)

0
Gjigandi

Departamenti i Antimafias Italiane në bashkëpunim me autoritetet shqiptare kanë vënë në pranga 37 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogave.

Arrestimet janë bërë në Shqipëri dhe në Itali, ku sipas asaj që raportojnë mediat italiane është sekuestruar një sasi prej 3 tonë  gjysmë droge që kap një vlerë prej 40 milionë euro. Droga e sekuestruar ishte e tipit marijuanë, hashash e kokainë e vlefshme për të përgatitur 7 milionë doza drogë. Gjithashtu është dhënë urdhër për sekuestrimin  e një pasurie me vlerë 4 milionë euro.
Ndërkohë mediat italiane kanë publikuar edhe pamjet e arrestimeve dhe drogës së sekuestruar. Në këto pamje shihet edhe policia shqiptare teksa kryen arrestime.
Operacioni i drejtuar nga Antimafia e Barit u zhvillua në bashkëpunim me repartet e Antimafias, të Policisë së Shtetit e të Guardia di Finanzës së qyteteve Foggia, Lecce, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro, si dhe në bashkëpunim me Autoritetet Shqiptare, me Criminalpol, me zyrën ndërlidhëse të Interforze në Tiranë e me koordinimin e Eurojus.
Hetimi ka nisur rreth një vit më parë në Shqipëri, ku në Qafë-Gjashtë u kap një shtetas italian i quajur Vito Barucheli. Ai kishte ardhur në Shqipëri si turist por në rulon e tij u gjetën mbi 400 kg hashash. Italian po tentonte të kalonte në Greqi por ra në prangat e policisë.
Këtij operacioni i janë bashkuar edhe  dy prokurorët e SPAK që kanë nisur hetimin një vit më parë, Arben Kraja dhe Vldaimir Mara. Dy prokurorët e SPAK gjenden në Romë si pjesë e këtij operacioni.
Arrestimet janë kryer gjatë operacioneve të koduar “Kulmi” e “Shefi”,  ndërkohë në orët në vijim pritet edhe një konferencë për shtyp rreth këtij mega-operacioni, ku pritet të marrë pjesë Kreu i Antimafias Italiane dhe kreu i SPAK, Arben Kraja.
Mega operacioni Itali-Shqipëri/ Detaje- 280 forca policie shqiptare, përqëndrohen në Tiranë dhe Vlorë

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu