Arsenal ka marrë tri pikë jashtëzakonisht të rëndësishme në kuadër të xhiros së 33-të në Premierligë.
‘Gunners’ kanë mposhtur në udhëtim skuadrën e Wolverhampton, me rezultatin 0:2.
Goli i parë i këtij takimi erdhi nga Bakayo Saka, talenti që dy ditë më herët kishte nënshkruar kontratën e re me skuadrën. Saka gjeti golin në minutën e 43’.
Për të vulosur fitoren e Arsenal u desh të pritej deri në minutën e 86’, kur Alexandre Lacazette për mrekulli pranoi një top në zonë, për të mposhtur më pas portierin e Wolves, për rezultatin 2:0.
Me këtë fitore, Arsenal afrohet në pozitën e shtatë, me tri pikë më pak se Wolves që kanë 52 pikë në një pozitë më lartë.