Hasianëve s’u bëhet vonë për pandemi, ia krisin valles në dasëm

0
Gjigandi

Ndonëse në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 3,178 raste pozitive me koronavirus, ku 64 prej tyre kanë humbur jetën, kosovarët ende nuk e marrin seriozisht rrezikun e këtij virusi.

Në komunën e Gjakovës, sot është martuar një çift i cili ka vendosur që të mos anulojnë planet e tyre për dasmë, pavarësisht situatës në të cilën ndodhemi.

Media ka siguruar foto nga dasma në Lubizhd të Hasit, ku shihen dhjetëra persona teksa hedhin valle e festojnë për çiftin e ri.

Që nga 13 marsi kur edhe janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus, në Kosovë janë marrë masa kufizuese për parandalimin e përhapjes së virusit.

RonaTyra

Kujtojmë se javët e kaluara ka pasur edhe protesta me anë të së cilave është kërkuar që të lejohet organizimi i dasmave dhe ahengjeve familjare, e madje pritej që ato do fillonin të mbaheshin që nga 1 korriku.

Por Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndalojë tubimin e më shumë se 50 personave në hapësirat e hapura e të mbyllura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu