Në rrugën rajonale Dibër-Strugë, në vendin e quajtur Vrabiq, më 20 korrik polica ka arrestuar dy dibran të moshës 23-vjeçar.
Të dy ishin me automjetin “Golf” me targa të Dibrës, ndërsa pasi që janë vërejtur nga policia, njëri prej tyre ka dalë nga vetura dhe është përpjekur që të ikë.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një qese me mariuanë.
Të dy 23-vjeçarët janë dërguar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të ngriten kallëzimet e duhura.