“Të ikë Basha” , Noka për Flutura Açkën: Së bashku me Bashën janë një hiç në PD

0
“Të ikë Basha” , Noka për Flutura Açkën: Së bashku me Bashën janë një hiç në PD
Gjigandi

Deputeti Flamur Noka i është përgjigjur deputetes Flutura Açka, e cila ditën e djeshme përmes një postimi që ka bërë në rrjetet sociale, tha se e vetmja zgjidhje që PD-së t’i hapet rruga për zgjedhje të vërteta dhe rikthimin e saj në në forcë e përbashkuar opozitare, është që të largohet Lulzim Basha dhe Sali Berisha.

Në një intervistë për Ora News, Noka tha se deklarata e Açkës është komuniste ndërsa theksoi se Berisha është vetëm deputet dhe nuk ka se si të largohet.

Për Nokën, Açka dhe Lulzim Basha në PD janë një hiç, ndërsa shtoi se Sali Berisha së bashku me Komisionin e Rithemelimit janë shumica absolute e opozitës në Shqipëri.

Flamur Noka: Berisha nuk ka nga të ikë. Berisha është thjesht deputet i PD. Në rast se zonja Açka paska aq mllef sa do ta largojë Berishën dhe nga deputet, unë nuk kam çfarë të them. Kjo vetëm deklaratë e bazuar mbi parimet dhe konceptet e PD nuk është. Kjo është deklaratë komuniste.  Berisha së bashku me Komisionin e Rithemelimit janë shumica absolute e opozitës në Shqipëri. Brava dhe Flutura Açka janë hiç në përfaqësimin e  opozitës. Ndërsa deputetët tjerë janë kontributor  të një demokracie ku kërkojnë që të zbatohet vendimi i Kuvendit të PD së  11 dhjetorit për largimin e Bashës. Brava le të rrijë deputet, por nuk përfaqëson vullnetin e demokratëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu