Nëse e keni pyetur veten ndonjëherë cfarë arome ka hapësira, përgjigjen e duhur e jep një parfum i ri. Një aromë e quajtur Eau de Space pretendohet se sjell në Tokë erën e kozmosit. Parfumi u krijua nga Steve Pearce, kimist dhe themelues i Omega Ingredients, një kompani e fokusuar tek krijimi i aromave natyrale të një cilësie të lartë, sic thonë drejtues të saj.
Pierce u kontraktua për herë të parë nga NASA në vitin 2008 për të riprodhuar aromën e hapësirë dhe iu deshën pothuajse katër vjet që ta krijonte atë.
Një nismë e tillë synon të ndihmojë astronautët gjatë trajnimit të tyre përpara dërgimit në kozmos. Ajo është pjesë e përpjekjeve të Nasës për të eleminuar cdo surprizë të mundshme të pakëndshme tek njerëzit që dërgon atje lart. Ish banorja e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar, Peggy Whitson pat thënë për CNN se aroma e hapësirës I ngjason pak erës së lëshuar prej një arme fill pasi është qëlluar me të.
“Ka dhe një lloj hidhësie përpos ndjesisë së dickaje të djegur që të krijon në hundë”, qe shprehur ajo. Të tjerë astronaut e përshkruajnë si një aromë te përzjerë baruti, biftekut, mjedre dhe rumi”.