Artisti shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Ardian Bujupi, ka nisur përgatitjet për projektin e ri muzikor.
Përmes rrjeteve sociale, këngëtari ka treguar se edhe projekti i radhës do jetë një bashkëpunim.
Megjithatë, krijuesi i hitit “Andiamo” nuk ka zbuluar emrin e këngëtarit/es duke lënë surprizë për fansat e tij.
“Kënga e re me…”, ka shkruar Bujupi në postimin e ndarë me 470 mijë ndjekësit që numëron në llogarinë zyrtare, Instagram.
Kjo vjen pas projektit “Modela”, të cilin e solli mes pandemisë së coronavirusit më saktësisht më 21 maj.
Besohet se edhe kjo këngë e artistit të njohur do të pritet mirë, marrë parasysh fansat e Ardianit edhe në trojet shqiptare.
Bujupi ndryshe prej vitesh jeton dhe vepron në Gjermani, por mban koncerte të shumta dhe vjen mjaft shpesh në Kosovë.