Zbulohen detaje të reja nga operacioni anti-drogë Itali-Shqipëri ku u sekuestruan 3.5 tonë drogë me vlerë rreth 40 milionë euro.
Mësohet se kreu i grupit të drogës ishte një shqiptar nga Vlora, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Drejtori i policisë së shtetit, Ardi Veliu, gjatë konferencës së përbashkët me autoritetet italiane tha se hetimet kanë nisur prej 2.5 vitesh.
“Hetimi ka zgjatur për dy vjet e gjysmë. Falenderoj të gjitha forcat që kanë qenë angazhuar jo vetëm forcat e policisë shqiptare, të DIA dhe të Interforcës në Shqipëri. Le të jetë rezultati i këtij operacioni për të bashkëpunuar akoma më shumë.”, tha Veliu.
Si nisen hetimet
Hetimet në lidhje me këtë grup kriminal në vendin tonë kanë nisur në 2017,ku në një operacion më 27 qershor 2018 nga policia e Sarandësu kap rreth gjysmë ton kanabis në një ‘Rulo’ që drejtohej nga një turist italian dhe kishte si destinacion Greqinë.
Pas dyshimeve se në Rulo mund të kishte drogë ai është futur në skaner në pikën kufitare të Kakavijës, ku rezultoi se në tavanin e mjetit ishte fshehur 383 kg kanabis, si dhe 96 kg në formë çokollate.