Arbenita Ismajli shpërthen ndaj shqiptarëve.
Arbenita Ismajli gjatë ditës së sotme ka ndarë disa mesazhe me ndjekësit që i kanë ardhur nga një faqe e fansave të Feros ku kishte thënë ‘Shqiptarët në mesazhet e mia.
Modelja ishte kritikuar shumë nga një ndjekëse e cila i thotë që mos ta futë gjithë popullin me një thes.
“Nuk e kuptoj pse përpiqesh t’i poshtërosh shqiptarët duke postuar mesazhet që të dërgojnë. Ti e di që ke shumë followers në Instagram dhe na bën të dukemi keq në sytë e të tjerëve duke na futur të gjithëve me një thes. Duke e ditur që dhe ti je shqiptare, tregon shumë mungesë respekti. Kujto që shumica e ndjekësve të tu janë shqiptarë dhe të mbështesin me të vërtetë. Isha dhe unë një ndër ta deri në momentin kur kuptova se ti ke një lloj problemi me popullin tonë. Po tregohesh shumë e pasjellshme”. Ishte shkrimi i ndjekëses.
Ndërsa Arbenita ia kthen “Shqiptarve iu del punë me gjithçka. Nuk po i fus të gjithë me një thes por shumica kështu janë. Disa më kanë follow thjesht për të më shkruar ndonjë koment negativ dhe tjerët sepse më duan vërtetë. Ta bëjmë dallim të lutem”, ka shkruar modelja.
Ajo tutje shton se shqiptarët vetëm ja kanë njollosur emrin dhe e kanë poshtëruar, për atë arsye nuk është numër i vogël i atyre që dëshirojnë të ikin nga ky vend përfundon Arbenita.