Apple e ka patentuar një sistem të ri për selfie në grup, shumë të përshtatshëm për distancë sociale

0
Gjigandi

Nëpërmjet një sistemi të ri të zhvilluar nga Apple, përdoruesit kanë mundësi të bëjnë një selfie në grup, derisa janë ndaras dhe në largësi.

Patently Apple ka aplikuar për një patentë, që e përshkruan si “selfie sintetike në grup”, që është një fotografi e gjeneruar nga kompjuteri, duke mbledhur disa fotografi individuale, që t’i përshtatë që të duken se të gjithë janë duke bërë selfie së bashku.

Bazuar në përshkrimin e sistemit, nënkuptohet se algoritmi mund të krijojë një fotografi të përbashkët të disa personave, duke marrë portrete nga fotografi tjera, video apo transmetime Live.

Me ndihmën e logaritmit, përparësitë tjera të këtij sistemi përfshijnë aftësinë për të shpërndarë përpunimin e imazheve të tilla në disa pajisje tjera, për të zvogëluar ngarkesën llogaritëse në çdo pajisje individuale, si dhe rregullim inteligjent, automatik të individëve brenda një selfie.

Kjo tingëllon ideale për epokën e distancës sociale, në të cilën fatkeqësisht jemi akoma për shkak të pandemisë.

RonaTyra

Por, edhe pse patenta është dhënë në 2 qershor të vitit 2020, ajo në të vërtetë është paraqitur gati dy vjet më parë, në korrik të vitit 2018. Gjë që mund të ngritë teori të konspiracionit, se Apple mund të dijë më shumë për të ardhmen.

Mirëpo, në këtë rast, duke se nuk e ka ditur se do të ndodhë, sepse do e zhvillonte këtë sistem për selfie, pasi kërkon shumë kohë dhe mund të vonojë shumë derisa të lansohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu