Fustani jeshil me print xhungle i Versace-s, që Jennifer Lopez e veshi për herë të parë në vitin 2000, në ndarjen e çmimeve Grammy, vazhdon të pëlqehet dhe të marrë vëmendje edhe sot. Duke pasur parasysh famën që ai mori dhe fiksimin e njerëzve për të, Versace e rikrijoi fustanin dhe e prezantoi në sfilatën e fundit në shtator të këtij viti. Modelja që e mbante veshur ishte pa dyshim Jennifer Lopez. Fustanit iu bënë disa ndryshime të vogla dhe iu hoqën mëngët, por ishte po aq i adhurueshëm sa i pari.
Mes atyre që u ka mbetur në mendje pamja e famshme e J.Lo-së është edhe Anxhelina Hadërgjonaj. Këngëtarja shqiptare ka rikrjiuar look-un e Lopez. Në një sërë postimesh në Instagram, Anxhelina shfaqet e veshur me fustanin ikonik të Versace-s dhe me sa duket nga mëngët, është versioni i parë i tij. Duke qenë se flokët i ka kapur njësoj, shto këtu edhe ngjyrën e flokëve dhe tiparet zeshkane, Anxhelina ia ka dalë të duket një kopje e Jennifer Lopez-it.