Angela Martini shfaqet më provokuese se kurrë, bashkëshorti ka dy fjalë për të

0
Gjigandi

Ajo konsiderohet si një nga modelet më të bukura shqiptare. Madje herë pas here tërheq vëmendjen e të gjithëve me postimet që bën në rrjetet sociale apo edhe me jetën e saj private.

Bëhet fjalë për Angela Martinin, e cila prej disa vitesh është e martuar me Dragos Savulescu, me të cilin jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prej disa ditësh Angela ndodhet me pushime në Itali, nga ku nuk mungojnë as pozat seksi dhe provokuese, ashtu siç vetëm ajo di t’i realizojë.

Një ditë më parë, bukuroshja shkodrane publikoi një fotografi ku shfaqet me bikini, teksa konsumon një pjatë spageti. “Italia , Sardegna, Pasta, Vino, Martini”, ka shkruar Angela krahas pozës që ka marrë shumë komplimente.

RonaTyra

Madje komenti që bie në sy është ai i bashkëshortit, i cili i shkruan: “My Martini”. Ndërsa modelja ia ka kthyer me një emoji zemër.

Nga ana tjetër kujtojmë se Angela është përfolur shumë për marrëdhënien me partnerin e saj, ku u raportua se dyshja ishte ndarë, për shkak të problemeve që ky i fundit kishte me drejtësinë. Por, modelja hodhi poshtë spekulimet duke thënë se ata janë më të dashuruar se kurrë më parë.

Image

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu