Amerika bën patrullimin e parë në kufirin siriano-turk pas tri javësh

0
Gjigandi

Forcat amerikane patrulluan sot në një zonë në verilindje të Sirisë pranë kufirit turk, nga ku ishin larguar që prej tre javësh para një ofensice të Ankarasë, theksoi një korrespondent.

Pesë automjetë të blinduara me flamujt amerikanë ndodheshin sot në mëngjes në fshatin al-Qahtaniyah, pavarësisht vullnetit të shfaqur nga Uashingtoni për t’u larguar nga ky rajon, kontrolli i të cilit është marrë përsipër nga regjimi i Damaskut dhe aleati rus.

Patrullimi amerikan ishte i shoqëruar nga luftëtarët kurdë të Forcave Demokratike siriane (FDS), aleate të SHBA-së në luftën kundër grupit të Shtetit Islamik.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu