Aksidenti me katër femra të vdekura, arrestohet drejtuesi i mjetit, burri i njërës prej viktimave – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Policia e Elbasanit ka arrestuar shtetasin Gëzim Kotorri, drejtues i mjetit ku po udhëtonin katër femra, të cilat mbetën të vdekura në vend pas një aksidenti tragjik pasditen e sotme në Paper.
Gëzim Kotorri, bashkëshorti i njërës prej viktimave, bëhet e ditur se ka kryer parakalim të gabuar, ndërkohë që masa e sigurisë i është komunikuar në spital.

Faxweb.al raporton se nga aksidenti humbën jetën Lume Hoxha, 55 vjeçe, Jonida Kotorri, 30 vjeçe, Fatime Hoxha dhe Fetushe Agolli, 68 vjeçe.
Dy të tjerë mmbetën të plagosur njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë ndërsa Faxweb.al mëson se ata janë drejtuesit e dy prej tre mjeteve të përfshira në aksident, përkatësisht Oltion Shehi dhe Xhimi Shehi ky i fundit shoferi i mjetit tip “Seat”.
Burimet bëjnë të ditur se viktimat po shkonin në një funeral, pasi Fatime Hoxhës, i kishte vdekur burri në Tiranë. Fetushja dhe Fatimja ishin kunata, ndërkohë që Fatushja dhe Jonida Kotorri ishin mbesë dhe teze.
Viktimë mbeti edhe Jonida Kotorri 30 vjeçe, mama e një djali, jetonte në Tiranë, ndërkohë që i plagosur mbeti edhe bashkëshorti i saj Gëzim Kotorri, drejtuesi i mjetit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu