Rrebeshe e stuhi, parashikimi i motit: Ja kur qetësohet situata – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

MOTI në vijim: reshje me intensitet mesatar priten për orët vijuese në pjesën më të madhe të vendit, vecojmë këtu zonat Shkodër, Lezhe, Rrëshën, Burrel, Krujë, Tiranë, Durrës, Elbasan ku reshjet do të jenë shumë shpesh në formë rrebeshi.
Kjo situatë, deri në orët e mëngjesit do të mbetet me rrebeshe dhe ndalime të reshjeve, kryesisht në Qendër dhe Veriperëndim. Vetëm nesër paradite parashikohet qetësim i situatës në zonat perëndimore dhe qendrore pasi reshjet zhvendosen drej zonave lindore (por shumë më të pakta).

Orët e pasdites së nesërme sjellin kthjellim gradual të motit në Perëndim dhe më pas edhe në zonat malore. E mërkura vijon e kthjellët dhe e freskët ndërsa e enjtja ri-sjell reshje në Veri dhe shumë pak në zonat qendrore.
Me një parashikim të përgjithshëm, nga e premtja deri në fund të muajit shtator, moti në Shqipëri do të paraqitet me kthjellime si dhe pritet rritje graduale e temperaturave të mesditës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu